Syla dëshiron që me Suharekën ta mposhtë Ballkanin

Futbollisti i Suharekës, Ilir Syla, ka dëshirë për të arritur fitore ndaj rivalit të qytetit, Ballkanit.

Suhareka që nga edicioni i ri do të garojë në Superligën e Kosovës.

Syla dëshirën e tij e ka shprehur në emisionin “Sport Elite” në RTK.

“Pasi Superligës i është shtuar edhe një derbi tjetër i qytetit, që është ai i Suharekës, mes Ballkanit dhe Suharekës, do të doja që ta mposhtja Ballkanin. Në karrierën time kundër Ballkanit kam luajtur disa herë, ku kemi barazuar, kemi humbur, ndërsa te fitorja nuk kemi arritur ende. Shpresoj që këtë ta bëj me Suharekën”, ka thënë Syla.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit