13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

A do ta votojnë Buxhetin “të rebeluarit” e LDK-së?

LDK-Deputetet e rrebeluarDeputetët që tashmë kanë marrë epitetin, të “rebeluarit” e LDK-së, pasi votuan kundër Qeverisë së drejtuar nga lideri i tyre Isa Mustafa, ende janë të pavendosur se si do të veprojnë në momentin kur në Kuvend do të nxirret për votim Buxheti për vitin 2015.

Të njëjtit deputet që votuan kundër qeverisë, votuan edhe kundër formimit të komisioneve parlamentare, por pak ditë më vonë duket se ata u “disiplinuan” pasi votuan pro komisioneve parlamentare.

Të kontaktuar nga gazeta “Botapress” deputetët e revoltuar të LDK-së ende nuk kanë përgjigje përfundimtare nëse do të votojnë pro miratimit të Buxhetit.

Deputeti Armend Zemaj nuk ka dashur të thotë hapur nëse vota e tij do të jetë pro apo kundër, me arsyetimin se ende nuk e ka lexuar atë.

“Dje e kemi marrë, nuk e kam lexuar akoma”, ka qenë përgjigja e vetme e deputeti Zemaj.

As deputetja Alma Lama nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në seancën kur votohet për Buxhetin. Megjithatë vota e saj nuk bazohet me votën kundër qeverisë, me arsyetimin se çdo vendim të cilin ajo e merr është i veçantë.

“Ende nuk e kam lexuar. Çdo vendim është i veçantë”, ka deklaruar deputetja Lama.

Ndryshe nga deputet Zemaj e Lama, deputeti Adem Salihaj i ka deklaruar se do të votoj për buxhetin dhe kjo për shkak të vonesave të mëdha që janë shkaktuar deri më tash.

“Ende nuk e kam analizuar buxhetin,por,duke marre parasysh vonesat e mëdha dhe pasojat nga mosaprovimi eventual i buxhetit,besoj se do të votoj për aprovimin e tij”, tha Salihaj. /Botapress/

Më Shumë

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Lajmet e Fundit