Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi është betuar si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai është bërë kryeministër me 65 vota pro, tri kundër dhe asnjë abstenim nga 111 deputetë sa ishin në sallë.

Betimi i tij u bë para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pas dorëheqjes së Qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Dimitar Kovaçevski.

Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit