Të bësh të bësh

Skender Berisha

Të bësh një hap
Të bësh tutje
Të gjesh një shteg
Ta kapërcesh

Të gjesh forcë për mëtej
Të priresh drejtë
Të avitesh
Ta dërmosh largësinë

T’ thesh prangat që vrasin
Te shpirti që godasin
Të vish zog më vete
Të cicërrosh

Të hidhesh në vallen e nxehtë
Të përjetshmen valle
Të dalim bashkë e bashkë
Shpirtin t’mos e tallim

17 nëntor,2017

Më Shumë

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit