2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Të gjitha rrugët e kalueshme në Malishevë

rruga me bor ne malisheveReshjet e vazhdueshme të borës në territorin e Komunës së Malishevës, ka bërë që rrugët të jenë të mbuluara me borë, por të gjitha rrugët, në të gjitha vendbanimet, janë të kalueshme. Me këtë rast ju bëhet thirrje vozitësve, që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet e nevojshme dimërore, pasi bora po bie pa ndërprerë.

Drejtori i drejtorisë komunale për mbrojte dhe shpëtim, z.Ahmet Morina, ka deklaruar se ”që nga fillimi i reshjeve, është duke u përcjellë situata me borë në të gjitha vendbanimet dhe nuk ka bllokim të rrugëve, por bora e vazhdueshme është e pamundur të hiqet tërësisht”.

“Edhe fshatrat e thella, siç janë ato në Malet e Berishës, ku sasia e borës është e madhe, rrugët janë të kalueshme, dhe nuk janë regjistruar bllokime të rrugëve në asnjë çast”, tha Morina.

Njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore te rrugëve, është e përgatitur dhe në vazhdimësi, gjatë tërë ditës së sotme, i ka pastruar rrugët, sidomos në vendbanimet ku rrugët janë më të vështira.

Më Shumë

PDK-ja hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore nëPrizren ka prezantuar katër shtyllat e programit...

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Lajmet e Fundit