Të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme

Bora që ka rënë gjatë natës së mbrëmshëm dhe që ka vazhduar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka shkaktuar probleme në lëvizjen e automjeteve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë sezonit të dimrit ka pasur disa intervenime në largimin e borës nga rruga.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit shprehet se bora që ka rënë në gjithë territorin e Komunës, nuk ka krijuar ndonjë vështirësi në lëvizje të automjeteve. Behra thotë poashtu se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit, ka pasur disa intervenime për largimin e borës nga rruga dhe më këtë mund të konfirmoj se të gjitha rrugët në nivel të Komunës së Rahovecit, janë të kalueshme dhe në vazhdimësi jemi duke e përcjellë situatën që nëse ka nevojë të intervenohet, do të intervenohet me kohë.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit