18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Të gjitha universitetet e reja në një vend

Drejtues te universiteteveDrejtuesit e universiteteve të reja në Kosovë, janë mbledhur të premten në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më qëllim të gjetjes së mundësive për bashkëpunim.

Takimi është mbajtur me ftesë të rektorit të UMIB-it, Alush Musaj, i cili ka vlerësuar si shumë të nevojshme bashkëpunimin ndërmjet këtyre universiteteve.

Rektori Musaj, në takim me drejtuesit e Universitetit të Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Gjilanit, tha se fushat kryesore ku mund të shtrihet bashkëpunimi është shkëmbimi i kuadrove si dhe shfrytëzimi i laboratorëve.

“Mundësitë dhe kapacitetet që kanë secili prej universiteteve mund të shfrytëzohen prej profesorëve dhe studentëve tanë, prandaj është shumë më rëndësi që të vendosim ura të përhershme bashkëpunimi në këtë drejtim”, ka thënë Musaj.

Ai theksoi se për ta vendosur në binarë që ecën këtë nismë do të përgatitet një protokoll bashkëpunimi ndërmjet këtyre universiteteve.

“Takimet tona do të vazhdojnë në mënyrë që sa më shpejt të jetësojmë këtë nismë që do të jetë në të mirë të rritjes së cilësisë së studimeve në universitetet tona”, tha ai.

Në anën tjetër, edhe drejtuesit dhe përfaqësuesit e universiteteve të tjera, vlerësuan lartë këtë nismë. Ata i dhanë mbështetje rektorit Musaj dhe u zotuan që bashkërisht ta jetësojnë këtë projekt në të mirë të studentëve të të gjitha universiteteve kosovare.

Më Shumë

Prizren, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në...

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Lajmet e Fundit