14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Të hapur për PDK-në, me disa kushte

Jakup Krasniqi nuk e mohon mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në, të cilën e udhëheq Kadri Veseli, nëse, siç thotë ai, kjo e fundit distancohet nga keqqeverisja.

Ai konfirmon se largimi i tij nga PDK-ja dhe themelimi i “Nismës për Kosovën” është bërë për shkak të Hashim Thaçit dhe keqqeverisjes së tij si kryeministër i vendit.

Këto komente ish-kryeparlamentari Krasniqi, i cili njëherësh është kryetar i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke konfirmuar se janë në bisedime me partitë e koalicionit qeverisës, siç thotë ai, për të ardhur sa më parë te zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, sipas tij, për këto bisedime me partitë në Qeveri, nuk i japin llogari asnjë subjekti politik, duke aluduar kështu në kritikat që po ua bën Lëvizja “Vetëvendosje”.

”Për bisedimet që i zhvillojmë me koalicionin qeverisës, ne nuk i japim llogari asnjë partie politike, e cila bisedimet nuk i kupton si mundësi për të ardhur te qëllimi. Partitë politike llogari duhet t’u japin organeve të tyre, anëtarëve dhe qytetarëve, të cilëve ua kërkojnë besimin. Komunikimi ndërpartiak duhet të bëhet kulturë e përhershme në politikën tonë. Sigurisht që bisedimet për zgjedhje nuk mund të jenë pa limit kohor”, thotë mes tjerash Krasniqi në intervistën për “Zërin”.

Më Shumë

Punëtori pëson lëndime në fshatin Lubizhdë të Hasit

Një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës në fshatin Lubizhdë tw Hasit. I lënduari  është nën trajtim intensiv në QKUK. "Rreth orës 13:00...

E goditi me çekan në pjesën e krahut në oborrin e Gjykatës në Suharekë – një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore, dega në Suharekë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin H.K., e cila mund të zgjasë...

Lajmet e Fundit