-0.4 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Të kam pas thënë

Skender Berisha

Kurre fjalen e fundit mos e thuaj te paren
atit mos i hip mbrapsht
mos lyp kali per Rahavec
mos ben bromp
mos kerce si spec
kurre mos rri shkujdesur
mos i beso kemishes tende
nuk ka falje per keso shkarje
te jesh te pata thene ne ngjarje
fjalet e shtepise mos i nxirr ne qarshi
me tendin ha e pi pazar mos bej
rri drejt e fol drejt
ne dac te vish eja
mos nderro mend ne gjysme udhe
shendet kur te thone merre per shendet
mos harro prej nga vjen e kah shkon
shenjo poshte te vrasesh lart
si deti i kthjellte te jesh i qarte
mos mendo vec per sot
kur qajne te tjeret mos qesh
kush perqesh vesh
briret nuk hyjne ne thes
te kam thene shpesh e shpesh
veshet mos i shtin ne lesh…
4 gusht 2016,Prizren

Më Shumë

Duda Balje siguron ulëse në Kuvendin e Kosovës

Duda Balje ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo u konfirmua nga rezultatet e fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas...

Plagosja në Prizren, identifikohen tre të dyshuar – u arratisën me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar tre të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Prizren, ku të lënduar mbetën dy persona.   Bazuar në...

Lajmet e Fundit