6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Të mërkurën protestojnë ish-luftëtarët e UÇK-së

uckTë mërkurën ka protestë. Kësaj radhe protestojnë ish-luftëtarët e UÇK-së. Ata kërkojnë publikimin e listave të veteranëve të luftës së UÇK-së dhe zbatim të Projekt Ligjit për veteranët.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftërave të UÇK-së që organizon këtë protestë thonë se nuk do mund ta kontrollojnë atë dhe paralajmërojnë atë.

Kështu nuk përjashtohet mundësia të ketë dhunë të mërkurën që vjen.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij Këshilli thotë se vendimin për protestë e kanë marr, ngase sipas tij, në vazhdimësi po u bëhen padrejtësi.

“Të mërkurën do protestojmë për shkak se po na bahen në vazhdimësi padrejtësi… Sa më shpejtë listat e veteranëve të Luftës të publikohen dhe të zbatohet Projekt Ligji për veteranët e luftës së UÇK-së”, thotë ai.

Qeriqi tha se disa herë u janë dhënë data se kur do të bëhen këto veprime, por sipas tij, asnjëherë nuk i kanë mbajtur fjalët ata që u premtuan.

Madje kur pyetet nëse protesta do të jetë e qetë, Qeriqi nuk mundi të sigurojë për këtë.

“Ne nuk mund të garantojmë asgjë, sepse veteranët e luftës që 16 vjet nuk kanë gëzuar asnjë të drejtë vetëm padrejtësi janë bërë ndaj tyre. Për këtë arsye nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi se si mund të shkoj protesta sepse nuk kemi mundësi ta kontrollojmë”, thotë ai.

Ky Këshill thonë se kanë marr vendimin e protestës, ngase procesi për ta nuk po merr fund asnjëherë.

Më Shumë

Largoi gruan me tre fëmijët nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti dyshohet se kishte mospërfillur udhërin e gjykatës, duke e larguar nga shtëpia gruan me tre...

Ndahet nga jeta tragjikisht zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Minire Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Minire Bytyqi, e cila humbi...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit