9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Të rinjtë e LDK-së në Prizren, kundër të vjetërve

Nijazi Ademaj është zgjedhur dje kryetar i Degës së LDK-së në Zhur. I pranishëm në Kuvendin Zgjedhor ishte edhe kryetari i Degës së Prizrenit, Haxhi Avdyli dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hatim Baxhaku dhe Anton Quni.

Kryetari Haxhi Avdyli ka premtuar se Zhuri nuk do të jetë i anashkaluar.

“Zhuri dhe fshatrat e tjera të kësaj ane do të jenë pjesë e plan-programeve zhvillimore të LDK-së”, ka premtuar Avdyli.

Ndërkaq, zgjedhja e Nijazi Ademajt në krye të LDK-së në Zhur, ka hasur në reagime të të rinjve të këtij subjekti politik.

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Vlashnje, Petrit Hoxha nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor në Zhur. Ai në profilin e tij në Facebook ka treguar arsyet pse nuk ka marrë pjesë në këtë kuvend zgjedhor.

“Nuk dua të jem pjesë e njerëzve të vjetër të cilët që 25 vjet përfitojnë nga LDK-ja dhe ende vazhdojnë të përfitojnë”, shkruan Hoxha.

“Do të jem kundër njerëzve të vjetër”.

“Ne nuk bëmë zgjedhje për Degën, por vetëm zgjidhje për individ” ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Derbi Bashkimi–Trepça nesër në Prizren

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit