14.6 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Të rinjtë e Malishevës, në fushatë vetëdijesimi për kujdes në vozitje

Organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Malishevës dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Malishevë, të rinjtë malishevas, po zhvillojnë një fushatë vetëdijesuese për kujdes në trafik, përkatësisht për kujdes gjatë vozitjes, me moton “Kujdes-Shpejtësia vret”. Gjatë kësaj fushate, të rinjtë, kanë shpërndarë edhe fletushka, përmes së cilave ju bëhet thirrje vozitësve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, njofton kumesa komunale.

Kryetari i Kuvendit të Rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala thotë se “kjo fushatë është mirëpritur nga ana e vozitësve dhe nga qytetarët, pasi numri i madh i veturave, sidomos gjatë verës, shton edhe rrezikun në trafik, ndërsa qytetarët dhe vozitësit, janë shprehur të kënaqur me veprimin e të rinjve, për t’iu bërë thirrje vozitësve për kujdes gjatë vozitjes”.

Po ashtu Buzhala, ka bërë të ditur se këtë projekt e ka ndihmuar Komuna e Malishevës dhe Policia e Kosovës.

Këta të rinj vullnetar gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me policinë, i kanë shpërndarë këto fletushka dhe kanë biseduar me vozitësit, duke ju sqaruar rrezikun e mos përshtatjes së shpejtësisë në trafik dhe duke ju dhënë këshilla profesionale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi e mposht Reggiana-n në Prizren dhe shënon fitoren e dytë europiane

Në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me kthesa, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat 77:76 në palestrën “Sezai Surroi” në...

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. Ai ka shkruar në Facebook se PDK-ja ka forcën për t’u...

Lajmet e Fundit