Telegram ngushëllimi i Artan Sejranit në emër të gjykatës për familjen e avokatit Kurtaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani ka ngushëlluar familjen e avokatit Hylki Kurtaj dhe Odën e Avokatëve në Prizren.

Telegram ngushëllimi i plotë

E nderuara familje Kurtaj,

I nderuari kryetar i Odes se Avokateve, dega Prizren z. Hajrip Krasniqi,

Të nderuar kolegë avokat.

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të avokatit Hylki Kurtaj.

Angazhimi dhe kontributi i të ndjerit në sistemin e drejtësisë, fillimisht si gjyqtar dhe pastaj edhe si avokat në kohët e vështira që kalonte sistemi i drejtësisë dhe vendi jonë, do të kujtohet përherë dhe do të mbetet shembull i mirë për gjenerata e ardhshme të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me respekt,
U.D., së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren,
Artan Sejrani

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit