7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Telekomi i Kosovës vitin tjetër të fillojë me shërbimin 5g

Ministria e Ekonomisë njofton se në periudhën janar-nëntor të këtij viti Telekomi i Kosovës ka shënuar fitim prej 5.9 milionë euro neto, duke përmirësuar, kështu, performancën financiare të saj.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se investimet, të cilat planifikohen të bëhen, janë qenësorë për Republikën e Kosovës, si zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit në mbarë territorin, ku pritet që vitin tjetër të fillohet me shërbimin 5g.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

“Fitimet të cilat i ka shënuar Telekomi i Kosovës janë duke u kthyer në investimet teknologjike, si dhe në modernizim të rrjetit e të cilat kanë munguar që nga viti 2015”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje në njoftim thuhet se Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj në buxhetin e shtetit, andaj përkrahja në ngritjen dhe avancimin e tij nuk do të mungojë as nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Bashkimi dominon Tiranën

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 75:48 (10:16, 29:10, 23:8, 13:14), duke kontrolluar ndeshjen pas çerekut të dytë në Ligën Unike...

Malishevë, 225 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në janar

Pas vërshimeve që përfshinë Komunën e Malishevës gjatë muajit janar, institucionet komunale kanë nisur procedurat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare,...

Lajmet e Fundit