Temaj po merr pjesë në workshpin “Fuqia bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve” në Turqi

U.d. Rektori Temaj dhe profesori Yildirim po marrin pjesë në workshpin “Fuqia bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve” në Turqi

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren i shoqëruar nga profesori dhe anëtari i KD-së, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim po marrin pjesë në workshpin e organizuar nga Qendra e Hulumtimeve për Zhvillime Strategjike pranë Universitetit Kutahja Dumlup?nar në Turqi.

Temë kryesore e workshopit është: “Fuqia bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve”. Në këtë organizim po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e universiteteve tjera në vend, nga rajoni dhe mbarë bota. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të UPZ-së është në interesin edhe të institucionit tonë pasi që besojmë se do të mësojmë nga përvoja e universitetit prestigjioz që e organizon këtë workshop por edhe do të jetë mundësi e mirë për të takuar përfaqësuesit e universitetit nga e gjithë bota. Universiteti i Prizrenit është i vendosur në qytetin historik dhe multietnik të Prizrenit dhe organizon studime krahas gjuhës shqipe dhe në gjuhën turke dhe boshnjake, ku harmonia është nivelin më të lartë të mundshme, që shërben shembull për universitetet tjera. Universiteti është mirënjohës ndaj Institutit “Junus Emre” në Prishtinë për kujdesin e treguar që e ka përcjell ftesën edhe në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Lajmet e Fundit