6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Tentim vrasje në Suharekë

Policia në Suharekë njofton se ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri te një pompë në Suharekë.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se bëhet fjalë për një vrasje në tentativë.

“Ekipet e Policisë, kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit ndërsa viktimës fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit”, thuhet në raport.

Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, Policia ka identifikuar gjithsej katër të dyshuar si pjesëmarrës:

G. lindur me 1994 m/sh/k

M. lindur me 1993 m/sh/k

M. lindur me 1997 m/sh/k

M. lindur me 1994 m/sh/k

“Në vend të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar, një armë (pistoletë) të tipit 7.62.M-57, me numër serik, A77507 dhe një gëzhojë të shkrepur në rast. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari parë do të mbahet në ndalim policor prej 48 orëve, kurse të dyshuarit tjerë lirohen. Viktima nga spitali rajonal Prizren, është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku është nën përkujdesje mjekësore. Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’”, thuhet në raport.

Më Shumë

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë të premte do të mbajë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit