Testi i Maturës, në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët e Testit.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Provimi është mbajtur për 103 nxënës, në bazë të një vendimi të Këshillit Shtetëror të Maturës. Nxënësit, sipas njoftimit, dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitetet ndërkombëtare.

Në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë janë testuar 61 nxënës nga disa komuna, kurse në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë prizrenas.

Më 13 korrik do të publikohet rezultati i testit të mbajtur të premten.

Testi për shumicën e maturantëve në vend është shtyrë për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë.

Më Shumë

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit