Tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, Duda Balje ka disa fjalë për Shefqet Krasniqin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka komentuar deklaratën që bëri bujë të madhe të hoxhë Shefqet Krasniqi.

Ajo në një intervistë për Reporterin ka thënë se teologët duhet të kenë shumë kujdes në prezantimet publike.

“Teologët, e në këtë rast hoxha Shefqet Krasniqi në prezantimet publike duhet të kenë më shumë kujdes në pohimet e tyre. Gratë siç janë: Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa, Vafsije Krasniqi, por edhe të gjitha gratë janë krenaria, dinjiteti dhe vlera e shtetit të Kosovës.”, ka thënë Balje.

Shefqet Krasniqi në një intervistë televizive javën e kaluar, kishte deklaruar se ‘burrat janë për oda e gratë për kuzhinë’.

Kjo deklaratë e tij u cilësua si seksiste dhe mori reagime nga njerëz të ndryshëm të sferës publike.

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit