0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Thaçi-Bllokut: Lëreni inatin e interesat partiake

Thaci14-17aKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi nga Prizreni ka lëshuar një thirrje për partitë opozitare-Bllokun. Ai ka ftuar Bllokun, që të lënë me një anë inatin dhe interesat personale për formimin e Qeverisë.

“Nuk është në interes të askujt për të pasur ngërç politik apo krizë institucionale. Kosova ka nevojë për vazhdimin e qeverisjes së mirë dinamike dhe aktive. Unë zotohen si fitues i zgjedhjeve bashkë me PDK dhe koalicion që kemi dhe spektri politik në interes të shtetit dhe Kosovës, është momenti pa dallim partie t’i mënjanojmë interesat personale dhe të reflektojmë pozivitivisht dhe në bashkëpunim të punojmë për interesin e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi për TV ‘Besa’ në Prizren.

Sipas tij, qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare nuk është e gatshme t’i presin interesat e ngushta partiake.
“Unë kam besim se gjërat do të ndryshojnë dhe shumë shpejt do t’i ndërtojmë institucionet. Është koha që mbi interesat partiake të ngrisim interesin e Kosovës”.

“Tani kemi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Na mbetet të gjithëve të ulemi dhe të diskutojmë që të marrim vendime që na takojnë për themelimin e institucioneve që është e mundur në interes të gjithëve me një bazë të gjerë përfshirë edhe komunitetet në mënyrë që mos të vonohemi se tek e fundit qytetarët na kanë votuar për ndërtimin e institucioneve”, ka thënë Thaci/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për...

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Lajmet e Fundit