4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Thaçi: Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar qytetarët me rastin e 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Thaçi thotë se Kosova është përjetë mirënjohës ndaj ndihmës së aleatëve të cilët mundësuan lirinë e vendit.

”Sot u bënë njëzet e një vite çlirim.

Sot, Aleanca Veriatlantike i bëri njëzet e një vite prezencë në Kosovë. Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë.

Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme.

Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë! HTH”

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Lajmet e Fundit