8.6 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Thaçi: Haradinaj ia ka qëlluar për zgjedhjet, po jo edhe vitin

Hashim Thaci14-24Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se organizatorëve të protestave më së paku u ka interesuar Aleksandar Jabllanoviq. Sipas tij, protestat janë bërë për agjendat e tyre politike.

I pyetur për deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se zgjedhjet do të mbahen në qershor, ai tha se “Nisma e AAK janë futur në këtë lojë e mezi po presin të dalin”.

“Unë e vlerësoj përkushtimin e mëhershëm të opozitës për vendin. Do t’i ndihmojmë që të dalin nga kjo situatë se nuk e kanë paramenduar këtë. Mesazhi për spektrin politik është të investojmë për shtetin e ta ruajmë unitetin politik dhe qytetar, se çdo gur mbi policinë e institucionet e dëmton shtetin. Nuk përfiton opozita nga gurët, se kështu edhe më pak vota do të marrin”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTV21.

Sipas tij, Haradinaj ia ka qëlluar për zgjedhjet, por jo edhe vitin.

“Sepse, zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se a do të shkarkohet Jabllanoviqi apo se do të japë dorëheqje para dorëheqjes së ardhshme, zëvendëskryeministri i Kosovës tha: “Do të punojmë në bazë të Kushtetutës. Lista Serbe është në institucione për shkak të Kushtetutës. Kryeministri Isa Mustafa do t’i merr vendimet në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”. /Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi në finale të Superkupës, përballet me Peja 03 të shtunën

KBF Bashkimi ka siguruar finalen e madhe të Superkupës së Femrave 2025 dhe të shtunën do të përballet me KBF Peja 03, në një...

Bashkimi kërkon finalen e Kupës

KBF Bashkimi synon sot finalen e Kupës së Kosovës, në ndeshjen gjysmëfinale kundër KBF Penzës. Takimi zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me fillim nga...

Lajmet e Fundit