16.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Thaçi: Me LDK-në, do të punojmë për të mirën e qytetarëve

HashimThaci-IsaMustafaHashim Thaçi ka përsëritur edhe një herë se koalicioni i arritur mes partisë së tij, PDK dhe LDK-së është i bazuar mbi vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës.

Ai, përmes një mesazhi në Facebook, është zotuar se koalicioni do të punojë për zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat.

“Jemi të përkushtuar të punojmë bashkërisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e sundimit të rëndit dhe ligjit si parakusht për ambient pozitiv ekonomik. Koalicioni është i bindur se vetëm nëpërmjet forcimit të ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit ne do të arrijmë zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe shoqëror”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Lajmet e Fundit