AAK: PDK-LDK, dy kompani politike që synojnë fshehjen e krimit

AAK konferencAleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Kryesisë me Kryetarët e Degëve, vlerësoi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Aleanca shprehë bindjen se koalicioni i krijuar ka për synim dëmtimin e demokracisë, vazhdimin e keq-qeverisjes, rritjen e shpenzimeve qeveritare, rritjen e luksit të qeveritarëve dhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit.

“Dy kompani politike kanë ndërtuar konsorciumin oligarkik për përfitime në kurriz të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, si dhe për vazhdimësinë e kapjes së shtetit”.

“Po ashtu, do të synojë fshehjen e krimit, të keqpërdorimeve të mëhershme, të tashme, dhe keqpërdorimeve të ardhshme që planifikojnë”, thuhe tutje në deklaratën e AAK’së.

Aleanca apelon te qytetarët e Kosovës, shoqëria civile dhe mediat që të mos nënshtrohen asnjëherë ndaj të keqes së pritur.

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit