17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Thaçi: Leze Qena na ka bërë të qeshemi dhe të qajmë, të duam artin dhe jetën, me dekada të tëra

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se është pikëlluar nga vdekja e aktores Leze Qena.

Ai ka thënë se aktorja e madhe që ndërroi jetë sot do t’i mungojë skenës, televizionit dhe tërë Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë. Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”, ka shkruar ai në Facebook.

Leze Qena ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 85 vjeçare në Mjekimin Intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej nga data 6 mars.

Më Shumë

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Delirium

Lajmet e Fundit