6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Thaçi nuk dyshon në fitoren e Mujës

thaqi atmaxhKryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nuk dyshon në fitoren e kandidatit të subjektit të tij politik, për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja. Sipas tij, Muja në dy mandate ka qeverisur mirë me Prizrenin. “Puna e mirë e Ramdan Mujës, është garanci e kësaj fitore bindëse me 3 nëntor”, tha Thaçi.

Sipas tij, askush nuk mund të dëmtojë PDK-në në Prizren. “Nëse mendon dikush nga kjo trevë që mund ta dëmtojë PDK-në e ka gabim, sepse ai do ta dëmtoj vetën. Nëse dikush vjen në këtë trevë për t’ua kërkuar votën duhet t’i pyesni se çfarë kanë bërë për këtë trevë para gjashtë vitesh, ndryshimet epokale që kanë ndodhur nga mirë qeverisja e kryetarit Muja, janë garancia më e fort se pse duhet votohet PDK-ja dhe profesori i nderuar Ramadan Muja”.

“Vota juaj për kryetarin Muja është votë dhe besim edhe për mua”, thaThaçi. Sipas tij, Muja me 3 nëntor do të fitojë bindshëm në Prizren.

Thaçi, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, sot kanë bërë përurimin e rrugës Atmaxhë, Grazhdanik, Kobaj, dhe Vlashnje. Kjo rrugë është investuar nga Komuna e Prizrenit dhe kapë vlerësn 500 mijë euro. Gjatësi e rrugës është 4.2 kilometra.

“Ky është njëri ndër shumë investimet kapitale të realizuar nga ana e qeverisë lokale të Prizrenit e cila udhëhiqet nga kryetari aktual dhe i ardhshëm i Prizrenit, Ramadan Muja”, tha Thaçi.

Kryetari i Komunës Ramadan Muja, tha ndërkaq se ndihet tepër mirë që së bashku me Kryeministrin e vendit sot përurojë këtë rrugë. “Ne edhe në të ardhmen do vazhdojmë me politika të tilla publike të cilat kanë në interes përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë ka than kryetari Muja”.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, është mbajtur edhe një tubim elektoral me banorët e kësaj treve me banorët e fshatrave, Atmaxhë, Grazhdanikë, Nashec, Vlashnje, Kobaj, Poslishtë dhe Morademë, ku mijëra qytetar të entuziazmuar kanë mirëpritur Kryeministrin e vendit dhe kandidatin e PDK-së Ramdan Muja./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit