10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kabashi vizitoi “ ABI- Elif-in“

Kabashi abi ElifKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi vizitoi Industrinë  Ushqimore  “ ABI-Elif”.

Ai edhe në këtë takim foli për platformën e tij zgjedhore. Kabashi tha se fokusi kryesor i programit të tij qeverisës për mandatin e ardhshëm katër vjeçar  është zhvillimi ekonomik, i cili do të realizohet përmes funksionalizimit të zonave industriale, investimeve dhe subvencionimeve në sektorin e bujqësisë, në atë të turizmit dhe në sektorin e ndërtimtarisë.

“ Me zhvillimin ekonomik të vendit, do të përfitojnë qytetarët e komunës së Prizrenit, pasiqë do të krijohen mundësi për hapje të reja të vendeve të punës, por përfitues do të jenë edhe bizneset, sepse qëllimi jonë është që bizneset e mëdha ti përkrahim dhe ti bëjmë edhe më të forta, por nuk do të mungojë mbështetja dhe përkrahja edhe për bizneset e vogla”, tha Kabashi.  Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës së AAK-së,Fatmir kastrati

Ndërkaq Afrim Arzuallxhiu, drejtor i  Industrisë Ushqimore “ ABI – Elif “ duke folur për historikun e kësaj industrie, tha se reparti i qumështores është në ndërtim e sipër dhe pasi të vëhet në funksion, do të përpunohen deri në 50 mijë litra qumësht.

Përpos aktivitetit të suksesshëm, kjo fabrikë përballet edhe me vështirësi të tjera në konkurencën jolojale me prodhuesit e rajonit. Arzuallxhiut  tha se  kanë lehtësira të veçanta në taksa dhe në produktet, si sheqeri dhe amballazhi. “Ndërsa tek ne akoma paguhet dogana në paisjet e prodhimit dhe përpunimit, dhe kjo shkon në dëmë të investitorëve si vendor, ashtu edhe tek ata të huaj”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit