-3.6 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Thaçi përgëzon Ramën për qëndrimin e mbajtur në Beograd

Hashim Thaci 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar vizitën e homologut të tij nga Shqipëria, Edi Rama në Beograd si një hap të frytshëm në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ai përmes një postimi në rrjeti social Facebook, ka përgëzuar kryeministrin Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

“Dua të përshëndes vizitën e rëndësishme të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, duke e vlerësuar këtë takim dypalësh si një hap të frytshëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve dhe në krijimin e një klime të fqinjësisë së mirë për mbarë Ballkanin. Besoj se kjo vizitë historike dhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit, po shënojnë një kapitull të ri të ndërtimit të raporteve të mira e me baza të shëndosha mes dy popujve. Përgëzoj veçanërisht homologun Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur, për mbështetjen që i dha dialogut Prishtinë-Beograd si dhe për solidaritetin që dëshmon për bashkombasit tanë të Luginës së Preshevës. Uroj që dialogu i drejtpërdrejtë mes liderëve të dy shteteve për çështjet e hapura, që u zhvillua kësaj radhe, të vazhdojë edhe në të ardhmen me vullnet të mirë, kurajo dhe sinqeritet, pasi dialogu është forma më e mirë për të arritur në një mirëkuptim dhe stabiltet të qëndrueshëm në rajonin tonë”.

Më Shumë

Situata e ujit në rajonin e Prizrenit: Ku mund të pihet dhe ku jo

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar qytetarët për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në rajonin e Prizrenit, bazuar në analizat laboratorike të fundit...

Junior 06 përballet me Trepçën në Prizren

Prizreni do të jetë mikpritës i përballjes ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës në javën e 12-të të Superligës së Femrave në basketboll. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit