10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Thaçi sot në interpelancë për demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës sot mban senacë plenare, në të cilën pritet të zhvillohet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Poashtu, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të zgjedhet një anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në seancën e sotme, pritet të shqyrtohen edhe dy raporte: raporti i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe raporti i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor për cilësinë e grurit të importuar. (Kosova Sot)

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit