6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Thaçi: Veprim i turpshëm rivendosja e barrikadës

Thaci14-17aKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e tij të thellë lidhur më veprimin e turpshëm të rivendosjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër, dje, gjatë orëve të pasdites.

“Si kryeministër i vendit, dje paradite, mirëprita largimin e barrikadës në mënyrë vullnetare nga qytetarët e komunitetit serb, duke shpresuar se ajo ishte një shenjë e pjekurisë qytetare. Fatkeqësisht, u deshën vetëm pak orë që unë dhe qytetarët e Kosovës të zhgënjehemi përsëri me aktin e turpshëm të rivendosjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër. Kjo lojë e turpshme dhe e rrezikshme, por mbi të gjitha antiligjore është e papranueshme për vlerat e shoqërisë dhe shtetit tonë demokratik. Ata që janë përgjegjës për këto veprime antiligjore, do të përballën me ligjin herët apo vonë. Liria e lëvizjes është e drejtë fondamentale dhe ajo nuk mund të cenohet nga askush. Prandaj, iu bëj thirrje udhëheqësve lokalë të komunitetit serbë që të tregohen të arsyeshëm dhe ta heqin këtë barrikadë. Turpi që paraqet kjo barrikadë nuk mund të fshihet nga lulet e vendosura në vend të gabuar. Ai turp largohet vetëm kur të largohet barrikada dhe ura të jetë e lirë për qarkullimi”, thuhet në deklaratën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës miraton planin e punës, listën e pronave dhe shqyrton financat

Kuvendi i Komunës së Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Fatmir Ademaj, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, ku janë trajtuar...

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Lajmet e Fundit