3.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Thaçi, Kryeziut: Të uroj lehtësi shpirtërore, për humbjen e 3 nëntorit

Hashim Thaci 2Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi i është përgjigjur falënderimit të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziut. Ai tha se Eqrem Kryeziu me 3 nëntor do të pësojë humbjen e radhës përballlë kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja.

“Kam dëgjuar këto ditë deklarime falënderuese në emrin tim nga oponenti i ricikluar i kandidatit Muja. Unë dua t’i shprehë lehtësi shpirtërore këtij kandidati riciklues të Ramadan Mujës dhe ta sigurojë se do të ketë edhe ma lehtë pas 3 nëntorit, sepse kandidati Muja do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Prandaj, i shprehi lehtësi shpirtëror ricikluesit të kandidatit të Mujës, Eqrem Kryeziut”, ka thënë Thaçi për TVB.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ndërkaq javën e kaluar ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për rikandidimin e tretë të Ramadan Mujës. Ai ka vlerësuar se ky rikandidim do të jetë një përparësi për të dhe LDK-në.

“Për mua ky kandidim më duket se më ka dhënë përparësi të mirë. E falënderoj kryeministrin e Kosovës që më këtë rast më ka ndihmuar ,sepse karshi kandidatit Muja besoj se do të fitoj”, ka thënë Kryeziu

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se rikandidimi i Ramadan Mujës për kryetar të Prizrenit, ka ardhur me kërkesën dhe vullnetin e shumë prizrenasve dhe punës së mirë që ka bërë për dy mandate të qeverisjes.

“Muja ka bërë një punë të mirë për Prizrenin.Ai e ka përkrahjen për Prizrenin Evropian nga të gjitha subjektet politike dhe shoqëria civile si dhe qytetarët”, ka thënë Thaçi. /PrizrenPress.com/

 

 

 

 

Më Shumë

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Prizreni vazhdon të përballet me krizë energjetike.   Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit