14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Themelohet një bibliotekë me libra shqip pranë ambasadës shqiptare në ShBA

Ambasada shqiptare në Uashington DC në bashkëpunim me komunitetin shqiptar atje ka themeluar një bibliotekë me libra shqip.

“Të lidhur shpirtërisht me Shqipërinë, megjithëse larg, shqiptarët duan të flasin sa më shumë gjuhën e tyre, t’ua mësojnë atë fëmijëve të tyre, të ruajnë, kultivojnë dhe përcjellin artin, kulturën dhe zakonet e pasura shqiptare”, thuhet në një njoftim për shtyp të ambasadës së Shqipërisë në Uashington DC.

Gjatë një fjalimi të shkurtër me rastin e përurimit, Ambasadorja Faber përshëndeti dhe falënderoi përzemërsisht të gjithë të pranishmit duke përfshirë edhe organizatorët dhe vullnetarët e këtij aktiviteti duke shprehur vullnetin e saj për të vazhduar bashkëpunimin me komunitetin shqiptar në DC dhe zonat përreth.

Komuniteti shqiptar bëri thirrje që të vazhdojnë të nxisin dhurimin e librave në gjuhën shqipe, gjë që do të ndihmojë në ngritjen dhe pasurimin e tirazhit të bibliotekës shqip pranë ambasadës.

Më Shumë

Guardiola: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni. “Jap shumë merita sepse e njoh...

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

Lajmet e Fundit