Zafir Berisha: Kompanitë publike, çerdhe e bandave mafioze

Pazaret për bordet po zvarrisin emërimet dhe pengojnë punën e Agjencioneve të pavarura.

Sipas opozitës kjo vjen si rezultat që koalicioni qeverisës LDK-PDK nuk po mund të merret vesh me partizanë, të cilit subjekt me qenë në këto borde.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë shkuar në pushime, ndonëse shumë punë i kanë lënë pas, sidomos Ndërmarrjet Publike dhe agjencitë e pavarura vazhdojnë të jenë pa borde. Si pasojë e kësaj, nuk dihet se çka është duke ndodhur në këto ndërmarrje dhe agjenci, ku dyshohet se ka shkelje dhe keqpërdorime edhe bazuar në raportet e auditorëve, shkruan Kosova Sot.

Qeveria shihet qartë se fare pak interesohet për këto ndërmarrje, vlerësojnë opozitarët dhe njohësit e ekonomisë.

Deputeti Zafir Berisha, nga Nisma, thotë se jo rastësisht kompanitë publike janë pa borde.

“Kjo është si rezultat që koalicioni qeverisës LDK-PDK nuk po mund të merret vesh me partizanë, të cilit subjekt me qenë në këto borde. Në anën tjetër, tashmë nuk është ndonjë zbulim epokal që kompanitë publike kanë qenë çerdhe e bandave mafioze të vendit”, tha ai për Kosova Sot.

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit