16.3 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Tirana feston Fiter Bajramin

Tirane-Falja e BajramitPas 30 ditëve agjërim, myslimanët e Shqipërisë dhe të mbarë botës, festojnë sot Fiter Bajramin. Namazi i Bajramit u fal sot në orën 06:23 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin para ish-hotel “Dajtit”.

Në ditën e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë i kanë bërë apel qeverisë për ndërtimin e xhamisë së madhe. Këtij apeli i është bashkuar edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ka kërkuar që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre. Sipas Gurrës, besimtarët myslimanë duan të kenë një vend ku të falen.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët.

“Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”, tha Bruçaj, shkruan Shekulli.

Kreu i KMSH-së theksoi se Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita e një jete të re, e pendesës për gabimet dhe e projekteve të veprave të mira, duke shprehur dhe një urim për paqe në Gaza, Irak dhe Siri.

“Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit, i lutem Zotit Fuqiplotë që të sjellë paqen në Gaza, Irak, Siri e kudo nëpër bote ku shkelen parimet hyjnore dhe te drejtat themelore te njeriut”, u shpreh Bruçaj.

Më Shumë

Numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Prizrenit/ Ja si u votuan kandidatët e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numërimin e votave për zgjedhjet lokale në Prizren,  për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal. Sipas të dhënave...

Legjenda e Kiss, Ace Frehley ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

Kitaristi legjendar Ace Frehley, bashkëthemelues i grupit të famshëm Kiss, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Familja e tij njoftoi se ai vdiq në një spital në New Jersey, pas...

Lajmet e Fundit