8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

“Titujt e botës” që nuk vlejnë thuajse asgjë

Në mbrëmjen në të cilën Deontay Wilder mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist përballë Luis Ortizit, u zhvillua edhe një luftë tjetër për “titull të botës” në peshën e rëndë të boksit profesionist.

Wilder luftoi në SHBA ndaj Ortizit, të shtunën, ndërsa në një vend tjetër të dhënë pas boksit, në Gjermani, Erzen Rrustemi u përball me argjentinasin 44-vjeçar Juan Pedro Guglielmetti, shkruan Koha Ditore.

Rrustemi e mbrojti “titullin e botës” në versionin World Boxing Federation, duke fituar me nokaut në raund të dytë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, meçi Rrustemi – Guglielmetti, ishte i vlefshëm edhe për titullin e përkohshëm të botës në versionin Global Boxing Union. Pra, Rrustemi me një meç fitoi dy “tituj të botës”, përkatësisht njërin e mbrojti e tjetrin e fitoi për herë të parë.

Por versionet në të cilat boksieri 34-vjeçar nga Zhegra e Gjilanit mban titujt, janë fare pak të rëndësishëm në boksin profesionist. Boksi profesionist, si pak sporte të tjera, ofron shumë tituj të botës. Secila federatë, e ka shumë të tilla, ofron titullin e vet të botës e po ashtu edhe tituj të tjerë…

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Lajmet e Fundit