9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Tjetër krim në Shqipëri, 26-vjeçari vritet në malin e Gramozit

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në malin e Gramozit, pranë piramidës numër 4.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se pas një konflikti të çastit mes dy barinjve, shtetasi A.I. 54-vjeç, banues në fshatin Kreshovë të Ersekës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mario Laho, 26 vjeç, banues në fshatin Starje, i cili ka mbetur i plagosur.

Bëhet e ditur se 26-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Autori, pas këtij veprimi, ka mundur të largohet. Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, transmeton TCH.

Për këtë ngjarje mësohet se është vënë në dijeni edhe policia greke.

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit