14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Tom Cruise xhiron vetë skena të rrezikshme (Video)

Tom Cruise zgjodhi të bëjë pa kontrafigurë regjistrimin e kësaj pjese për filmin “Mission Impossible-Rogue Nation”.

Video është publikuar në Youtube, nga Paramount Pictures. Aktori është kapur pas njërës prej dyerve të avionit, në momentin kur ai ngrihet.

“Nuk mund të flija një natë më parë, por kur lindi dita, thashë – Ok – kjo do të ndodhë, unë do ta bëj”.

Ai pranoi se kishte ndjerë jo pak frikë.

“Nëse diçka do të shkonte keq – tha ai – unë nuk do të kisha mundur të ngjitesha në avion, derisa ai të ulej”.

David Vickery, supervizori i efekteve vizuale të filmit, u shpreh i habitur me kurajon e Tom Cruise, për ta përsëritur tetë herë të njëjtën sekuence.

Nuk është hera e parë që aktori zgjedh t’i bëjë pa kontrafigurë disa prej sekuencave më të mira të aksionit, në filmat e tij.

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit