Avokati përfaqësues i familjes Dehari, Tomë Gashi, në rastin e vdekjes së birit të saj, Astrit Dehari, ka ngritur dyshime të padëgjuara deri tani për rrethanat e vdekjes së Deharit para nëntë dite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Gashi, tha se nuk do ta luaj rolin e disa mediave për të nxjerr shkaqet e vdekjes përpara ekspertizës së mjekësisë ligjore, por tha se rrethanat e vdekjes së tij janë shumë konfuze, duke thënë se Astriti nuk e pasur asnjë pikë gjak në fytyrën e tij, dhe se gardianët kanë mundur të aktrojnë kur janë kthyer të burgosurit nga shëtia. Sipas tij, Astrit Dehari është e mundur të ketë vdekur më herët se kur ka qenë koha e shëtisë.
Gashi ka konkulduar se Dehari nuk është vetëvrarë.
“E keni pa që Astritin e bartin të burgosurit dhe jo gardianët e as motrat medicinale. Unë e kam pa gjatë obduksionit se Astriti në fytyrën e tij nuk ka pasur asnjë pikë gjak në fytyrën e tij dhe nuk ka pasur asnjë njollë të gjakut. Po ashtu kemi pa një peshqir të madhësisë mesatare të mbuluar krejtësisht me gjak, po ashtu një sapun të përgjakur. Përvec kësaj, e gjithë dhoma ka qenë e mbushur me gjak. Kjo është e vetëspjegueshme se definitivisht Astriti nuk ka vdekë në atë periudhë kohore prej një ore, por me siguri shumë më herët dhe gardianët kanë aktruar në momentin kur janë kthy të burgosurit kinse atëherë e kanë pa”, tha Gashi.
Gashi tha se sot është dita e nëntë e vdekjes së Deharit dhe ende nuk ka rezultat preliminar e as përfunditmar mbi vdekjen e tij.
“Sot është dita e nëntë e vdekjes së Astritit. nuk kemi rezultat preliminar e as përfundimtar rreth vdekjes së tij”, tha ai.
Gashi tha se deklarata e komandantit të Policisë nuk ka qenë e rastësishme se ai ka vdekur nga barnat. Sipas tij, kjo deklaratë nuk është bërë pa një qëllim.
“Deklarata e Nexhmi Krasniqit nuk ka qenë e rastësishme se ka vdekë nga barnat. Nuk e ka thanë pa një qëllim”, tha avokati Gashi. /Periskopi/