Totaj befasohet nga Kurti: Na telefonuan të shtunën në mbrëmje, kërkuan takim të dielën

Shaqir Totaj është befasuar nga një telefonatë që pranoi mbrëmjen e së shtunës më 12 gusht. E morën nga kabineti i Albin Kurtit.

Kabineti i kryeministrit i kërkoi atij që ta priste shefin e qeverisë në një takim të nesërmen, të dielën e 13 gushtit, ka treguar Totaj në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Ai e ka cilësuar “befasuese” vizitën e kryeministrit të dielën e kaluar. Ka thënë se është vizita e parë e Kurtit në zyrën e kryetarit të Prizrenit.

“E kishim një vizitë befasuese të kryeministrit në Prizren, sepse të shtunën në mbrëmje na kanë telefonu për t’i pritur në takim të dielën paradite. Edhe e shtuna dhe e diela janë vikend. Shumë lehtë ka mundur të mos jem unë aty fare. Natyrisht që e kemi pranu sepse është kryeministër dhe është një mundësi me bashkëpunu”, ka thënë Totaj në një intervistë për RTK-në të hënën në mbrëmje. “Kjo është vizita e parë. Asnjëherë s’ka qenë kryeministri Kurti në vizitë zyrtare te kryetari i Komunës, e në Prizren ka qenë”.

Totaj ka thënë se në dy vitet e para të mandatit të tij si kryetar i Prizrenit, ka pritur në zyrë shumë ambasadorë e përfaqësues të organizatave të huaja në Kosovë, por vetëm një herë kryeministrin e Kosovës.

Ai ka thënë se për mungesën e bashkëpunimit me nivelin qendror të qeverisjes, i ka informuar edhe ambasadorët e huaj në Kosovë.

“Ambasadorët janë të njoftuar edhe janë të informuar ata”, ka deklaruar kreu i Komunës së Prizrenit./Express

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit