6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Totaj e godet Qeverinë për shtrenjtimin e tatimit: E pamundur të arsyetohet

 

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kundërshtur ngritjen e normës së tatimit në pronë. Për këtë ai kritikoi Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se një ndryshim i tillë nuk mund të arsyetohet, meqë ka krizë ekonomike. Ky ndryshim ka prekur veçanërisht zonat urbane.

“Në fillim të vitit qeveria i dyfishon faturat e tatimit në pronë, (veqanërisht për zonat urbane). Në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit, e vështirë të kuptohet dhe e pamundur të arsyetohet”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

“Shtetasit e punësuar në sektorin publik nuk e dijnë sa do ta kenë pagën, por faturat e tatimit në pronë tashmë i kanë të dyfishuara”.

“Veprime të këtilla nuk duhet bërë jasht kontekstit të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, sepse nuk kalon pa pasoja, të cilat mund të jenë serioze”, ka deklarur

 

ai.

 

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit