14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Totaj e Veliaj përkulen para dëshmorëve në Landovicë

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari  i Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe me zyrtarë të ekzekutivit, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Kontributi i UÇK-së për çlirim dhe pavarësi, sakrifica e padiskutueshme e nënave, grave e burrave të Kosovës, të cilëve u jemi mirënjohës përjetësisht, përkujtohet me nderime të larta çdo 17 shkurt”, tha  Totaj.

“Do ta bëjmë maksimumin për forcimin e shtetësisë së Kosovës, pasi, fal ëndrrës së pashtershme e rrugës së pandalshme të popullit tonë për pavarësi, jetojmë të barabartë me gjithë popujt e botës, në Kosovën, shtet të lirë, të pavarur e sovran! Ky ka qenë synimi dhe ideali i dëshmorëve të kombit e ne do ta vazhdojmë me xhelozi ta ndjekim amanetin e tyre”,tha ai.

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit