Totaj ngushëllon familjen Hoda

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen Hoda, me rastin e vdekjes së inxhinierit, Galip Hoda.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e inxhinierit të shquar prizrenas, Galip Hoda.

Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, z. Hoda ishte pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme në Kosovë, siç është projekti i Liqenit të Radoniqit, ai i Hidrocentralit të Fierzës dhe projekte të tjera.

Galip Hoda ka qenë Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ishte edhe aktivist në sport, ku shërbeu si sekretar gjeneral dhe anëtar i Klubit të Futbollit “Liria”.

z. Hoda do t’i mungoj qytetit, ne dhe familjes.

Emri dhe angazhimet e tij publike do të jetojnë gjatë në kujtesën tonë.

Në emrin tim dhe të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe të afërmit e miqtë e tij.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit