18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Totaj nuk iu përgjigjet pyetjeve të kuvendarëve që kanë votuar kundër buxhetit

Kryetari i Prizrenit,Shaqir Totaj nuk i është përgjigjur sot  pyetjeve të kuvendarëve të cilët kanë votuar kundwr buxhetit .

“Në këtë seancë jo, në seancat tjera po”, tregoi Totaj.

Të enjten është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Prizrenit, ku janë shqyrtuar, debatuar dhe miratuar një mori pikash të rendit të ditës.

Kuvendari i LVV-së, Ilir Gashi, ka folur për aksionin e lirimit të hapësirave publike në qytet nga Drejtoria e Inspektorateve, duke kërkuar që gjithandej ku ka uzurpime komuna të intervenojë.

Lidhur me këtë çështje të ngritur nga kuvendari Gashi, është përgjigjur drejtori i Inspektorateve, Islam Ukimeri.

Ai tha se ky aksion do të jetë gjithëpërfshirës në qytet dhe se do të monitorohet në vazhdimësi gjendja pas intervenimeve që po bëjmë në lirimin e hapësirave publike.

Ndërkaq, kuvendari tjetër i LVV, Tajar Susuri, ka kërkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike për të realizuar projekte infrastrukturore në Zhur, të cilat sipas tij janë të nevojshme për përmirësimin e jetës së banorëve të këtij lokaliteti.

Për këtë çështje, nuk është përgjigjur drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, i cili ka përkrahur kryetarin, Shaqir Totaj, që mos të përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve që nuk e kanë votuar buxhetin komunal. Përkundër mungesës së përgjigjes, drejtori Lamaj, tha se të gjitha kërkesat e paraqitura nga kuvendarët do të shqyrtohen. Më pas, mbledhja ka vazhduar edhe me pikat tjera të përcaktuara për rendin e ditës së seancës së sotme./TV Prizreni

Më Shumë

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

Rahoveci në finale të plejofit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën në kryeqytet, Rahoveci e mposhti Prishtinën me...

Lajmet e Fundit