Ndërprerje të ujit në disa rrugë të Prizrenit për shkak të defektit në gypin kryesor

Banorët e disa lagjeve të Prizrenit janë përballur sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin kryesor me diametër 200 mm, raporton PrizrenPress.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” bëri të ditur se defekti ka ndodhur në një pjesë të rrjetit furnizues dhe se ndërprerja prek rrugët “Nëna Terezë”, “Ynuz Emre”, “Janina” (pjesërisht), “Fahredin Hoti” (pjesërisht), “Agim Shala” dhe “Qazim Berisha” dhe lagjen “Bazhdarhane” (pjesërisht).

“Për shkak të defektit në gypin fi 200mm në Prizren, do të ketë ndërprerje të furnizimi në këto rrugë: 1. Rr. Nëna Tereza 2. Rr. Ynuz Emre 3. Lagja Bazhdarhane Pjesërisht 4. Rr. Janina Pjesërisht 5. Rr. Fahredin Hoti Pjesërisht 6. Rr. Agim Shala 7. Rr. Qazim Berisha”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, pas sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi me ujë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit