Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:40, një qytetar kosovar ka raportuar se pas një fjalosjeje me një person tjetër, gjithashtu mashkull kosovar, në fshatin Kijevë – Malishevë, ky i fundit i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore i janë përgjigjur rastit. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj për Klankosova.tv.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit