7.6 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit.

Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress.

Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale është barazuar në 1:1. Për herë të parë, skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Ndeshja e parë finale kishte përfunduar 84:77, kurse e dyta 79:72.

Në garat e elitës gjashtë herë sa janë takuar, të gjitha ndeshjet janë fituar nga skuadrat vendase. Mitrovicasit fituan Kupën e Kosovës, duke mundur Bashkimin në kryeqytet. ‘Xehetarët’ kanë fituar edhe Superkupën dhe janë në kërkim të ‘tripletës’.
Portokallezinjtë që përfunduan garat e rregullta në vendin e parë, duan titullin për herë të parë nga viti 2018, që ishte hera e fundit që e fituan, njëkohësisht edhe e para.

Përballjet ndërmjet dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën mbrëma në Prizren, ku pritet spektakël i basketbollit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Lajmet e Fundit