15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Dragashi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për dorëzimin e gjobave të komunikacionit përmes postës

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija, dhe komandantin e Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të këtij takimi, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për kryerjen e shërbimeve postare ndërmjet Komunës së Dragashit, Policisë së Kosovës dhe Postës së Kosovës. Marrëveshja ka për qëllim pranimin dhe përpunimin e e-Tiketave (gjobave) të trafikut rrugor, të shqiptuara nga Policia e Kosovës, si dhe shpërndarjen e tyre përmes shërbimit postar të veçantë me Lajmërim Marrje (LM), në adresat e qytetarëve brenda territorit administrativ të Komunës së Dragashit.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të bëhet pranim/përpunimi i e-Tiketave (gjobave) dhe shpërndarja përmes shërbimit postar të veçantë me Lajmërim Marrje (LM), me përmbajtje gjoba nga trafiku rrugor të shqiptuara nga Policia e Kosovës për shkeljen e rregullave të komunikacionit rrugor në territorin administrativ të Komunës së Dragashit, duke i dorëzuar ato në adresën e marrësve/në adresën sipas shënimit në zarfin nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Xheladini falënderoi për bashkëpunimin përfaqësuesit e Policisë së Kosovës.

“Kjo marrëveshje do të ndikojë në lehtësimin e shërbimeve dhe procedurave për këtë institucion të sigurisë, veçanërisht në territorin administrativ të Komunës së Dragashit”, theksoi ai./PrizrenPress.com

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të...

Lajmet e Fundit