Lëndohet Kasume i Lirisë – thyen gishtin e këmbës

Liria e Prizrenit ka njoftuar se lojtari i tij, Romeo Kasume, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Vëllaznimit.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se Kasume ka thyer gishtin e këmbës dhe do të mungojë për disa javë, raporton PrizrenPress.

“Lojtari ynë, Romeo Kasume, gjatë ndeshjes kundër Vëllaznimit ka pësuar një lëndim në gishtin e këmbës, i cili pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar si frakturë. Ky është një moment i vështirë për lojtarin tonë, por jemi të bindur në forcën dhe vendosmërinë e tij për t’u rikthyer edhe më i fortë. Si FC Liria, i qëndrojmë pranë Romeos dhe i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në fushë! Forca Romeo – mezi presim të të shohim sërish me fanellën bardh e zi!” – thuhet në njoftimin e klubit.

Ky lëndim paraqet një sfidë për Lirinë, e cila do të duhet të përballojë mungesën e një prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm në ndeshjet e ardhshme./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit