12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Totaj premton mbështetje për bizneset e Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar disa biznese me c’ rast ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat ballafaqohen ato.

“Nga afër u njoha me sfidat që përballen e nevojat që kanë për të avancuar tutje punën e madhe që bëjnë si biznese. Pas diskutimeve të frytshme me zejtarët prizrenas, atyre u premtova se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do t’i ndihmoj e përkrah pa ndalur drejt sukseseve”, shkruan Totaj.

“Për shkak të goditjes nga pandemia, do të përkujdesem që si komunë të adresojmë në mënyrë urgjente rimëkëmbjen e tyre ekonomike”.

“Me bizneset biseduam edhe rreth përmirësimit të kushteve për punëtorët e rritjen e punësimit në mënyrë që ulim ikjen e të rinjve jashtë vendit. Përpjekja për zhvillimin ekonomik të komunës sonë është e përbashkët”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Lajmet e Fundit