4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Totaj thotë se e ka avantazh përkrahjen e qeverisë, Haskuka ia përmend presionin nga një ministër

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se, nëse fiton në balotazh, niveli qendror do të ketë më të lehtë të bashkëpunojë me të se sa me kundërkandidatin nga VV-ja, Mytaher Haskuka.

“Nuk kemi shumë dallime në atë se çka mund të bëjmë por se kush do të ketë mundësi t’i realizojë ato ndryshime dhe unë jam shumë i sigurt që mundësia më e madhe është tek unë duke e marrë parasysh përkrahjen e qeverisë”, ka thënë Totaj në Rubikon të KTV-së

Në anën tjetër, Haskuka ka thënë se lehtësinë për bashkëpunim me nivelin qendror Totaj po e përdor vetëm për fushatë zgjedhore. Pa dashur të përmendë emra, kandidati i VV-së ka thënë se një ndër ministrat e PDK-së, ka folur me disa biznese duke ju thënë se të kenë kujdes kë ta votojnë.

“Një ndër ministrat e juaj ka shkuar në Prizren dhe ju ka thënë bizneseve se le të mendojnë mirë kë do ta votojnë se mund të zvogëlohen investimet në Prizren”, përfundoi ai.

i.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Lajmet e Fundit