Tragjedia e papërmbyllur e Nexhmije Hajdarit nga Krushe e Vogël

20150118094430927646Nexhmije Hajdari nga Krusha e Vogël e Prizrenit katër muaj më parë e kishte takuar vdekjen me një dëshirë – që në amshim t’i takonte pesë djemtë dhe burrin. Ata ishin vrarë në mars të 1999-s dhe mbetjet e tyre mortore ishin zhdukur nga forcat serbe të sigurisë.

Përgjatë një dekade e gjysmë të mbushur me dhimbje, e ndjera Hajdari ishte dashur që tri herë të merrte pjesë në varrimin e mbetjeve të më të afërmve të saj. Por as tri ceremoni varrimesh nuk kishin mjaftuar që ajo t’u jepte lamtumirën e fundit djemve të saj, ngase ende njëri prej tyre figuron si i pagjetur.

“Në dhjetë ditët e fundit të jetës vazhdimisht na thoshte se po du me shku edhe unë te djemtë e mi. Po ishte në merak që edhe njëri s’u gjet. Thoshte: dua që të shkoj t’i shoh të gjithë bashkë. Vazhdimisht i përsëriste këto fjalë”, ka thënë Flurim Hajdari, djali i vetëm i mbetur gjallë i Nexhmijes, tashmë të ndjerë.

Në kohën kur forcat serbe të sigurisë ia kishin mësyrë Krushës së Vogël, Flurimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së i vendosur në Reti. Në saje të këtij angazhimi ka shpëtuar nga masakra e 26 marsit 1999. Por këtë fat nuk e kanë pasur vëllezërit dhe babai i tij.

Më i vogli prej vëllezërve të vrarë ishte Murseli, vetëm 13 vjeç. Ndërsa mbetjet e vëllait tjetër, Veselit, që asokohe ishte 17 vjeç, priten me ankth nga familja Hajdari, anëtarët e së cilës sot jetojnë në shtëpinë e rindërtuar në kodër të fshatit./koha ditore/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit